
Në fjalimin mbi gjendjen e Bashkimit në seancën plenare të Parlamentit Evropian, një çështje kryesore ishte edhe Afganistani. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se do të rritet me 100 milionë ndihma humanitare në Afganistan për të shmangur krizën humanitare.
"Unë dua të jem e qartë. Ne jemi pranë popullit afgan, grave, fëmijëve, gazetarëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur rrezikun e një urie të madhe dhe një katastrofe humanitare. Për këtë ne do të rrisim ndihmën tonë humanitare për Afganistanin me 100 milionë euro, pjesë e një pakete të re mbështetëse për Afganistanin”, njoftoi ajo.
Një çështje tjetër e trajtuar nga shefja e KE-së ishte edhe klima. Ajo propozi financimin e 4 miliardë euro për financimin e klimës deri në vitin 2027.
"Më shumë duhet bërë në Glasglow, sepse angazhimet për reduktimin deri në vitin 2030 nuk janë të mjaftueshme. BE do të dyfishojë financimin e jashtëm për biodiversitetin. Ne tani do të propozojmë edhe 4 miliardë euro për financimin e klimës deri në vitin 2027. Por ne e presim që edhe SHBA-ja dhe partnerët tanë të ecin përpara". (A2 Televizion)