Këngëtarja e famshme shqiptare Bebe Rexha ka njoftuar në Tëitter se po mbledh fonde për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri dhe theksoi se do të vijë vetë që të sigurohet që paratë do të përdoren në mënyrën e duhur.
“Mora lajmin e tmerrshëm për tërmetin në Shqipëri. Kam vendosur të mbledh fonde për të gjithë ata që kanë nevojë. Do të vij personalisht në Shqipëri dhe do u jap njerëzve ushqim, ujë dhe do t’i ndihmoj për të rindërtuar shtëpitë. Do të sigurohem që paratë të përdoren siç duhet”, thotë Bebe Rexha. (A2 Televizion)