Beleri në pranga, Meta nga selia blu: Fitorja e opozitës në qarkun e Vlorës, ndër më të thellat

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 13:57 | Politikë
Beleri në pranga, Meta nga selia blu: Fitorja e opozitës në

Kreu i Partisë së Lirisë, pas takimit me kreun e Rithemelimit, Sali Berisha, në selinë blu, ka komentuar edhe një herë arrestimin e Fredi Belerit orët e para të së premtes.

Para gazetarëve, Ilir Meta ndërsa i cilësoi ngjarjet e sotme si inskenime nga ato “që kryeministri Rama bën në prag zgjedhjes”, theksoi se fitorja e opozitës në qarkun e Vlorës do të jetë ndër më të thellat.

“Shqetësimi i tij është për shkak të grabitjes së pronave që ka bërë nga Vlora deri në Ksamil. 12 drejtorë hipoteke janë ndërruar në Vlorë për këtë punë. Ky ka në plan t’u grabisë pronat të gjithë qytetarëve të bregut…Asgjë nuk na habit sepse ka një javë që inskenon ngjarje të tilla, tërësisht kriminale sepse është i tmerruar nga vota e lirë”, deklaroi kreu i PL-së.

Po ashtu, Meta u bëri thirrje strukturave të opozitës në Vlorë që të rrisin pjesëmarrjen në zgjedhje dhe të mbrojnë pronat e tyre. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/12/arrestimi-i-fredi-belerit-reagon-ilir-meta/
https://a2news.com/2023/05/12/arrestimi-i-belerit-reagon-kryeministri-i-greqise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos