
Avokati i Fredi Belerit, Bledi Dumani, ka konfirmuar se autoritetet kanë prerë gjatë paradites të së premtes urdhërarrestin për Fredi Belerin, kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës.
Beleri akuzohet për "korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim".
Në fletëarrest lexohet: "Ky shtetas është kapur në flagrancë duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votës".
Gjithashtu, ai ka theksuar se ka dhënë dorëheqjen, në mënyrë që të dalë dëshmitar në lidhje me këtë çështje.
Fredi Beleri u ndalua nga policia pak pas mesnate, në një lokal në Himarë.
Momenti i arrestimit është kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit. (A2 Televizion)