
Besnik Muçi është betuar para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit, Gjyqtari Muçi, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t'i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”
Besnik Muçi është njëherësh kandidat për SPAK, por nuk ka kaluar ende shkallën e dytë të Vetting-ut. Pasi kaloi shkallën e parë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin me argumentin se nuk justifikon pasurinë. (A2 Televizion)