Inspektorati Ndërtimor është rikthyer në Shkozë për aksionin e shembjes se shtëpive. Në orët e para të mëngjesit banorët janë nxjerrë nga banesat, ndërsa fadromat po ndërhyjnë për shembjen e dy objekteve te planifikuara.
Në ditën e dytë të aksionit policia zgjeroi perimetrin në zonë dhe nuk lejoi median të afrohej. Brenda pak orësh, gjithë mundi dhe pasuria e dy familjeve u është shembur para syve.
Shumë nga orenditë mbetën nën rrënoja, ndërsa ata vetë në qiell të hapur, buzë Lanës.
Banorët që preken nga shembjet e shtëpive, nuk janë kundër zhvillimit të projektit por kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre.
Mbi 100 shtëpi në zonën e Shkozës janë planifikuar për t’u prishur pasi do të ndërtohet një pjesë e segmentit të unazës së madhe si dhe projekti tjetër i devijimit të lumit Lana. Thuaj se të gjitha banesat nuk kanë certifikatë pronësie, pasi janë bllokuar nga agjencia e legalizimeve. (A2 Televizion)