
Tre anëtarë të rinj të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi u betuan para Presidentit të Republikës.
Presidenti Meta i kërkoi prokurorëve të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë profesionale dhe të pavarur.
Në njoftimin e Presidencës, thuhet se drejtësia shqiptare duhet të punojë pa ndikime të brendshme apo të huaja, duke i qëndruar përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. (A2 Televizion)