
Për të dytën herë brenda pak kohësh, kryetari i sindikatës së Shëndetësisë, Zija Alhysa ka denoncuar para mediave faktin se punonjësit epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit në Durrës nuk kanë përfituar orët shtesë dhe shpërblimin e deklaruar nga Kryeministri si personat që përballen në vijën e parë me virusin e ri.
Edhe pse pa asnjë nga punonjësit e Drejtorisë së Shëndetit Publik të Durrësit, Alhysa parashtroi kërkesat në emër të tyre.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Drejtoreshës Rajonale të Shëndetit në Durrës, e cila ka pohuar të kundërtën e e drejtuesit të sindikatës.
Sipas vendimit të qeverisë, epidemiologët në rrethe kanë marrë shpërblimet për punën e kryer në bazë të ditëve që kanë shërbyer dhe jo 1 mijë euro në muaj siç është për mjekët e spitaleve Covid-19. (A2 Televizion)