
Shembet suvaja e tavanit në një dhomë te spitali i pediatrisë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar dhe dëme serioze. Denoncimi u bë fillimisht nga Partia Demokratike, e cila përmes postimit të fotove brenda dhomës ku ra suvaja, akuzon autoritet për neglizhencë në mirëmbajtjen e godinës duke kërkuar hetime dhe vënien para drejtësisë të atyre që rrezikojnë jetën e fëmijëve.
PD denoncoi se në këtë ngjarje ka mbetur i lënduar një fëmijë. Ndërkohë, përmes një deklarate për mediat, drejtoria e QSUT e cilëson ngjarjen një incident dhe sipas tyre, dy fëmijët që ndodheshin në dhomë nuk kanë pësuar dëmtime dhe gjendja e tyre është e mirë. (A2 Televizion)