Bien eksportet, goditet nga pandemia një prej shtyllave më të rëndësishme të ekonomisë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 13:26 | Ekonomi
Bien eksportet, goditet nga pandemia një prej shtyllave më të

Pandemi globale e Covid-19 ka fshirë afërsisht 200 milionë euro nga eksportet e mallrave shqiptarë jashtë vendit; nga të cilat sektori më i goditur është industria e prodhuesve të veshjeve dhe këpucëve, me një rënie vjetore prej 103 milionë eurosh për 5 muajt e parë të vitit.

Tregtia me partnerin kryesor, Italinë, i goditur rëndë nga kriza shëndetësore, është edhe ajo që ka pasur rënien më të madhe, ndjekur nga një rënien e fortë shkëmbimesh edhe me fqinjët e Kosovës dhe Greqisë.

Sektori që ka arritur t’i mbijetojë krizës është vetëm industria ushqimore, që në 5 muaj ka shitur mbi 120 milionë euro produkte, kryesisht fruta dhe perime të freskëta.

Ndërsa sipas të dhënave të INSTAT, në rritje figurojnë edhe eksportet e grupit “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, por që duhet lexuar si një largim i makinerive të angazhuara në investime publike dhe private në vend.

Nga ana tjetër, kriza e konsumit që ka shoqëruar si efekt pandeminë, ka ulur ndjeshëm edhe importet e mallrave drejt tregut vendas, me përjashtim të produkteve ushqimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos