Gazetari Osmani Stafa ka komentuar ankesat dhe denoncimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me transferimin dhe kushtet në burgun e Fierit.
I ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Stafa u shpreh se situata me të cilën po përballet Veliaj i kujton rastet e grave të moshuara nga fshatrat e Tiranës, të cilat, gjobiteshin nga bashkia pasi vinin në kryeqytet për të shitur produkte bujqësore.
Stafa theksoi se nuk ndjen keqardhje për Veliajn, duke vënë në dukje se ai nuk ka treguar humanizëm ndaj shtresave më vulnerabël të shoqërisë.
“Unë sa herë kujtoj Erion Veliajn dhe shikoj këtë me çfarë ai po përballet, më vijnë në mendje ato nënat e varfra të fshatrave të Tiranës, që ngriheshin në orën 04:00 të mëngjesit, vinin në Tiranë për të shitur dy gjëra, sepse pensioni nuk u mjaftonte, ilaçe nuk blinin dot, dhe ai i merrte ato çfarë ato sillnin, domate, kastraveca, dhe u vendoste gjoba. Për një njeri të tillë s’kam ndjeshmëri, për sa kohë ai ndaj pjesës më vunerabël të shoqërisë s’ka treguar një herë njerëzillëk, humanizëm. Për mua një i korruptuar nuk ka të ardhme, do duhet të përballet me drejtësinë”. (A2 Televizion)