Bilanci i pandemisë, 6 viktima, 475 raste të reja

Nga A2 CNN
9 Tetor 2021, 16:57 | Aktualitet
Bilanci i pandemisë, 6 viktima, 475 raste të reja

Janë gjashtë personat që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërkohë që 475 të tjerë rezultuan pozitivë nga 3244  testime të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë vendin janë ende 7360 pacientë aktivë me Covid-19.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3244 testime, 475 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 657 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3244 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 475 qytetarë, në këto bashki:

198 qytetarë në Tiranë, nga 24 qytetarë në Fier, Durrës, 21 në Shkodër, 17 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Vlorë, Sarandë, nga 14 qytetarë në Elbasan, Kamëz, 12 në Berat, 10 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Krujë, nga 7 qytetarë në Korçë, Dimal, nga 6 qytetarë në Lezhë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Kukës, nga 4 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Mallakastër, Tropojë, Has, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 1 qytetar në Cërrik, Poliçan, Kuçovë, Kolonjë, Devoll, Maliq, Finiq, Konispol, Delvinë, Selenicë, Patos, Roskovec, Dibër, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe. 

Janë 7360 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: 3 qytetarë nga Fieri të moshave 52-80 vjeç, 1 qytetar nga Kolonja 68 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 68 vjeçe, 1 qytetar nga Berati 70 vjeç,

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 164,524 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        475

Të shëruar në 24 orë      657

Të shtruar në spitale       169

Humbje jete në 24 orë     6

Testime ditore                 3244

Testime totale              1,234,808

Raste pozitive                174,643

Raste të shëruara           164,524

Raste Aktive                     7360

Humbje jete                     2,759

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3268

Durrës             864

Fier                  707

Shkodër          610

Vlorë               389

Elbasan           353

Lezhë              291

Gjirokastër      222

Berat               216

Kukës              157

Korçë              148

Dibër               135 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos