Bilanci i pandemisë, sezon i dështuar për portin e Vlorës

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 13:52 | Aktualitet

Porti i Vlorës mund të cilësohet si një ndër subjektet që është goditur më rëndë nga pandemia që ka mbërthyer mbarë botën.

 I orientuar kryesisht si një port me karakter turistik, lëvizjet gjatë muajve korrik dhe gusht kanë qenë mjaft të pakta, duke ndikuar negativisht në të ardhurat e portit.

Madje gjatë muajit gusht që ishte edhe piku i sezonit, nuk u arrit të përmbusheshin pritshmëritë sa i takon fluksit të lëvizjeve, dhe vetë autoritetet e portit nuk ngurojnë ta cilësojnë këtë verë të 2020 si një sezon të dështuar.

Festim Skëndaj, shefi i përpunimit të portit të Vlorës

 “Hyrje-daljet ishin rreth 50 mijë të planifikuar dhe rezultojnë10 mijë veta, pra vetëm 20% i shifrës së planifikuar. Normalisht që kështu sezoni quhet i dështuar, normal që pandemia është shkaku kryesor” thotë Festim Skëndaj, shefi i përpunimit të portit të Vlorës.

Ajo që shikohet me më shumë shqetësim është fakti që edhe muajt e ardhshëm nuk pritet të ketë ndonjë shenjë pozitive sa i takon fluksit të lëvizjeve nëpërmjet portit të Vlorës dhe me këto ritme duket se shkurtimet e personelit janë të pashmangshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos