“Po heton FBI-ja”, Trump flet për lidhjen mes drejtuesit ekzekutiv të Nvidia-s dhe spiunes kineze

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2026, 07:07 | Bota

“Po heton FBI-ja”, Trump flet për lidhjen mes drejtuesit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se FBI-ja po heton lidhjen mes drejtuesit ekzekutiv të Nvidia-s dhe një spiuneje të dyshuar kineze.

Trump tha se kishte folur me Jensen Huang të hënën, pas raportimeve se SHBA-ja besonte se ai ishte shënjestruar nga një fushatë spiunazhi kinez.

“E pyeta: ‘A e kishe idenë se ajo ishte spiune?’ Ai tha: ‘Nuk e kisha idenë se ajo ishte spiune’, dhe unë vërtet e besoj”, u tha Trump gazetarëve.

Pekini i ka hedhur poshtë pretendimet se Huang ishte shënjestruar, ndërsa Ministria e Jashtme kineze i ka cilësuar akuzat si “krejtësisht të pabazuara, spekulative dhe të bëra me qëllimin për të njollosur dhe denigruar Kinën”.

Nvidia, e cila ka porositur një hetim të pavarur mbi çështjen që përfshin Alice Huang, e dyshuar si spiune kineze, tha se nuk kishte arsye të besonte se sekretet e kompanisë apo siguria kombëtare ishin komprometuar.

Nvidia është kompania e dytë më me vlerë në botë, pas Apple, dhe projekton çipa kompjuterikë që janë bërë thelbësorë për teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI). Zbulimet e fundit i shkaktuan kompanisë një humbje prej rreth 290 miliardë dollar të hënën, pasi çmimi i aksioneve ra me më shumë se 4%.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos