Bilanci në Kosovë, janë 767 rastet me COVID-19

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2020, 15:19 | Kosova
Bilanci në Kosovë, janë 767 rastet me COVID-19

Një tjetër bilanc i rëndë për Kosovën në luftën kundër koronavirusit. Autoritetet shëndetësore të Prishtinës kanë deklaruar 767 raste të reja me COVID-19, që çojnë në 26.888 të prekurit në total.   

Ndërkohë, viktimat, në 24 orët e fundit, janë 8, duke e çuar bilancin fatal në 784 nga muaji mars, kur pandemia u përhap në vend.

Prishtina mbetet vatër kryesore me 434 raste, e ndjekur nga Gjilani me 58 raste dhe Mitrovica me 41. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos