Bilanci tragjik në Itali nuk ka fund, 368 viktima në një ditë nga koronavirusi

Nga A2 CNN
15 Mars 2020, 18:15 | Bota
Bilanci tragjik në Itali nuk ka fund, 368 viktima në një

Italia është vatra kryesore e përhapjes së koronavirusit në Evropë. Dhe e diela ishte dita më tragjike e këtij shteti në përballjen me këtë pandemi të rrezikshme.

Sipas bilancit të fundit, të bërë publik nga autoritetet e shëndetësisë, 369 persona humbën jetën vetëm në 24 orët e fundit duke çuar numrin total të viktimave në mbi 1800.

Numri total i të infektuarve është rritur në mbi 27 mijë, duke treguar dhe njëherë se izolimi i plotë i Italisë nuk po jep efekt. Numri i personave të shëruar raportohet të jetë mbi 2 mijë në total.

Lombardia mbetet krahina më e prekur, me 252 të vdekur në një ditë, për një total prej 128 viktimash nga koronavirusi deri tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos