Bizneset “ankohen”, siguria ushqimore dhe procedurat në tenderë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2019, 15:22 | Ekonomi
Bizneset “ankohen”, siguria ushqimore dhe procedurat në

Bizneset kanë depozituar një numër mjaft të lartë ankesash gjatë qershorit pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Sipas të dhënave të këtij dikasteri, janë 86 ankesa të cilat nuk kanë marrë ende një zgjidhje, ku kryesojnë ato mbi sigurinë ushqimore, paqartësitë në rimbursime apo ato për ngrirje llogarie nga Administrata Tatimore.

Në regjistrin e ankesave të trajtuara, rezulton se numri më i lartë i tyre i drejtohen Ministrisë së Finacave dhe Ekonomisë, ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë si dhe institucione të tjera, përfshirë Kryeministrinë apo Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Ankesat lidhur me procedurat e prokurimit, rivlerësimin e deklaratave doganore, kërkesat për anulim dhe ndryshim të masave administrative apo ato për asistencë lidhur me hapjen apo mbylljen e aktiviteti evidentohen edhe si shqetësimet kryesore të sipërmarrjes.

Aktualisht, biznesi nuk gjendet në ditët më të mira të tij. Kjo jo vetëm për shkak të krizës politike, efektet e së cilës janë reflektuar tashmë te sipërmarrja, por edhe nga aksioni anti-informalitet që ka ndërmarrë qeveria për formalizimin e ekonomisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos