Bizneset në krizë, kërkojnë likuiditet dhe shtyrje tjetër të kredive

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 17:03 | Ekonomi
Bizneset në krizë, kërkojnë likuiditet dhe shtyrje

Biznesi kërkon likuiditet nga qeveria për të përballuar krizën e koronavirusit. Në takimin e përbashkët të Bankës së Shqipërisë, Shoqatës së Bankave dhe komunitetit të biznesit, ky i fundit kërkoi shtyrjen nga 6 muaj deri ne 1 vit të pagesës së kësteve të kredive të marra, si dhe saktësimin sa më shpejt të termave të garancisë sovrane 2, e cila do të jepet për likuiditet.

Kjo kërkesë e fundit është shqetësim edhe i sistemit bankar. “Këto janë premtime që nuk janë kthyer në marrëveshje. Kështu ne jemi në pritje të këtyre paketave. Bizneset që nuk mund të tregonin aftësinë e tyre për të paguar kredinë nuk mund të përfitojnë nga kjo garanci sovrane. Pra, ka kushte teknike dhe financiare për të përfituar nga kjo garanci sovrane”, u shpreh Silvio Pedrazzi, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Edhe pse e ka njoftuar që një muaj më parë, qeveria ende nuk ka nxjerrë detaje për garancinë sovrane me vlerë 150 milionë dollarë, nëpërmjet së cilës bizneset mund të marrin kredi për likuiditet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos