
Ndërsa pritet që në orën 11:30 kryeministri Rama të marre raportin vjetor zyrtarisht dhe të ketë edhe një komunikim me gazetarë, opozita ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes deputetes Jorida Tabaku, e cila ka veçuar pikërisht të nxjerrë në pah kritikat e BE për funksionimin jo normnal të Parlamentit.
“Komisioni Europian në raportin e para këtij viti i ka sugjeruar shumicës socialiste për të dialoguar me opozitën dhe për të votuar një reformë konsensuale. sot Shqipëria ka një reformë territoriale të njënashme, pa debat, pa konsultime por në interesin politik të shumicës. Një ridizenjim kufijsh gjithnjë e më pak decentralizues në funksione. Një pushtet për pakicën!
Në ndërkohë, e njëjta shumicë që kishte premtuar dialogun me opozitën për Reformën Administrative dhe Territoriale vazhdon të kërcënojë për një reformë elektorale të njëanshme duke shkelur një tjetër kërkesë të qartë të BE dhe progres raportit për një marrëveshje zgjedhore bashkë me opozitën në vend.
Parlamenti nuk është më një arenë e debatit parlamentar por një vend të tiranisë së kartonave të shumicës.
Opozitës i janë ndaluar mjete parlamentare në kundërshtim me këshillën e BE dhe detyrimet e progres raportit”, u shpreh Tabaku.
(A2 Televizion)