“Biznesi i madh është totalisht jashtë vëmendjes së paketës së qeverisë”

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 20:45 | Ekonomi
“Biznesi i madh është totalisht jashtë vëmendjes

Producentja ekzekutive e biznesit në A2, Aurora Sulçe, deklaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2 se plani i masave ekonomike i qeverisë shqiptare ka lënë jashtë vëmendjes biznesin e madh, “strukturën kryesore që jep realisht kontribut në rritjen ekonomike të vendit”.

“Nga ajo që unë po shoh nga plani i masave dhe plotësimi i tij, nuk ka vizion të qartë për atë që e pret ekonominë shqiptare. Nuk janë evidentuar hallkat që japin realisht kontribut në rritjen ekonomike të vendit”, tha Sulçe.

“Struktura kryesore që e bën këtë është biznesi i madh. Biznesi i madh është totalisht jashtë vëmendjes së paketës së qeverisë”, shtoi Sulçe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos