Debitorët e energjisë, kamatëvonesat falen deri më 31 dhjetor 2019

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 15:54 | Ekonomi
Debitorët e energjisë, kamatëvonesat falen deri më 31

Kamatëvonesat e energjisë do të falen deri më 31 dhjetor të vitit 2019. Lajmin e ka bërë të ditur Elton Sevrani, administrator i Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU sh.a). Për herë të parë, ai ka shpjeguar nismën e qeverisë të parashikuar në planin financiar, atë të faljes së kamatëvonesave të energjisë elektrike.

“Falja e kamatëvonesave ka të bëjë me detyrimet që debitorët aktivë kanë për periudhën deri në 31 dhjetor 2019. Çdo lloj detyrimi që lind nga viti 2020 e në vazhdim, duhet paguar”, tha Sevrani.

Sevrani apeloi konsumatorët që të paguajnë energjinë, pasi çdo faturë nga 1 janari i këtij viti e në vijim do të paguhet bashkë me kamatëvonesat. Ai bëri gjithashtu të ditur se kompania ndodhet në vështirësi për shkak të mospagesave të faturave, kryesisht nga biznesi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos