
Portugalia, kampione e Evropës në vitin 2016 dhe fituese e Ligës së Kombeve në vitin 2019, ka ruajtur shumicën e grupit fitues, por ka shtuar edhe elementë të rinj për ta përmirësuar atë.
Disa prej tyre janë Rúben Dias, Joao Félix apo Diogo Jota. Por, risia më interesante është mbrojtësi i majtë që është grumbulluar për “Euro 2020”, 18-vjeçari Nuno Mendes, i cili ka mrekulluar me performancat e tij me Sportingun e Lisbonës.
I riu që kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, sidomos në Premier League, pritet të jetë titullar në ndeshjen e parë që Portugalia do ta luajë ndaj Hungarisë, ditën e martë. Në kompeticionet e fundit, në këtë krah kanë luajtur Raphael Guerreiro apo edhe Cedric Soares.
Tashmë, hyrja e Nuno Mendes do të lejojë që Guerreiro të shtyhet më përpara, në pozicionin që luan edhe te Borussia Dortmund. (A2 Televizion)