“Blindohet” talenti spanjoll, një miliard euro klauzolë edhe për Ansu Fati

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 16:15 | Futboll
“Blindohet” talenti spanjoll, një miliard euro klauzolë

Fitorja dhe rihapja e kualifikimit në Champions për Barcelonën u shoqërua edhe me një lajm të mirë në orët e mbrëmjes.

Ansu Fati është futbollist i katalanasve edhe për vite të tjera. Barcelona zyrtarizoi rinovimin e kontratës së yllit të saj deri në vitin 2027, duke bindur kështu një tjetër talent për të ardhmen.

Edhe për Ansu Fati është caktuar një megaklauzolë, njësoj si në rastin e Pedrit. Skuadra që përgjatë 5 viteve të ardhshme do të kërkojë të blejë Fati, duhet të paguajë 1 miliard euro.

Në këtë mënyrë, klubi “blaugrana” po hedh themelet për ringritjen edhe një herë në nivelet e viteve të kaluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos