Kush është fshati i pazakontë në Shqipëri që i janë kushtuar më shumë poezi se asnjë tjetri

Nga A2 CNN
27 Korrik 2025, 17:20 | Blog

Kush është fshati i pazakontë në Shqipëri që i

Nga Aleksandër Çipa

Në Menkulas ku hidhen themelet e një muzeu për Dritëroin e madh…

…dhe në Devoll ku rrënohen godinat e shkollave

26 Korrik 2025

Dje, në Menkulas, u hodhën themelet e Muzeut “Dritëro Agolli”. Një premtim që nis të mishërohet pas kaq dekadash, në vendlindjen e shkrimtarit që gjenialisht krijoi dhe u fali aq vepra letrare viseve të Devollit dhe gjithë Shqipërisë.

Një prani aq ndjenjësore dhe shprehëse ishte ajo e Kryegjyshit Botëror të Bektashizmit, Baba Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në ritin e kurbanit në themelet e muzeut. Fjalët e tij me mirënjohje dhe pranimin e peshës së shenjtë që mbart vepra e shkrimtarit në dimensionin kombëtar e ndërkombëtar të letërsisë, u bënë një shenjë melhemike për atë grup adhuruesish dhe ndjekësish të letërsisë.

Kush është fshati i pazakontë në Shqipëri që i

E bija e shkrimtarit, Elona Agolli, me peshën e mungesës fizike të të atit dhe trishtimin e natyrshëm të bijës, falënderoi me mirënjohje kontributorët dhe realizuesit e projektit.

Në Menkulas, Dritëroi ynë i madh do të ketë një shtëpi ndryshe dhe shpjeguese si kjo. Në fakt, ajo do t’u përkasë brezave dhe menkulasve të ardhshëm, si një shenjë e materializuar për krenarinë dhe përfaqësimin e tyre kombëtar në kulturë dhe letërsi, prej këtij biri.

Një shtëpi kujtese në qendër të Menkulasit, më shumë se kaq, një shtëpi shkrimtari për një adhurim ndër breza për të shquarin e përhershëm të letërsisë shqipe.

Kush është fshati i pazakontë në Shqipëri që i

Modest në madhështinë e vet, iku nga kjo jetë, dhe dinjitetshëm do të vijojë të kryeshquhet përmes letërsisë së tij Dritëroi, i lidhur me tokën e Devollit si në poezitë epitaforike të tij.

Banorët e Menkulasit janë të gjithë të bindur për atë çka përfaqëson Dritëroi për Devollin veçanërisht, por më së shumti për kulturën kombëtare dhe letërsinë në nivel ndërkombëtar.

Kujdestaria e Këshillit të Qarkut të Korçës për ta financuar këtë muze, meriton përkrahje nga shumëkush.

Bashkia e Bilishtit është tejet modeste për të përballuar mbështetje investimesh për figura dhe trashëgimi të tilla, aq më tepër në Menkulas, ku arratia njerëzore, si shumëkund në atdhe, është bërë apoteozë e pranisë.

Në sheshin e Menkulasit kishte pak njerëz me fytyra të lodhura.

Jo më shumë se 30–50 persona. Një zotëri, bir i një miku të Dritëroit, që ka krijuar një koleksion të rrallë me gjithçka nga miqësia e shkrimtarit me familjen e vet, rrëfen se është i lumtur që do të vërë në dispozicion të muzeut artefakte të çmuara të shkrimtarit.

Kush është fshati i pazakontë në Shqipëri që i

Një zotëri tjetër, ish-drejtues për disa mandate i njësisë administrative, tashmë në të 70-at, na tregon për rënien tronditëse të ekonomisë lokale në Devoll:

Kanë pasur rreth 40 mijë krerë të imta në Devoll dhe tani nuk bëhen as 10 mijë. Ndërkohë, devollinjtë konsumojnë mish të ardhur në mënyrë klandestine nga Brazili përmes Greqisë, apo nga vetë Greqia përmes abuzuesve në tregtinë e mishit.

Devolli ka pasur mbi 2 mijë lopë dhe sot nuk beson se janë as 500. Ka pasur mbi 10 mijë gjedhë që përdoreshin edhe në bujqësi, ndërsa sot kjo është një statistikë modeste.

Devollit i ka ikur blegtoria dhe po i zbehet bujqësia, ndonëse është territor i fushave dhe me traditë qindravjeçare të fermerëve dhe bujqve.

Kush është fshati i pazakontë në Shqipëri që i

Në fshatrat e Devollit, gjurmët e braktisjes njerëzore bëhen të dukshme në pamjen e godinave dhe gjendjen e banesave. Si skelete të një jete të vdekur janë godinat ish-zyrtare të njësive dhe fshatrave.

Godinat e shkollave të braktisura dhe të zbrazura nga nxënësit dhe mësuesit janë sekuenca imazhesh migjeniane të së sotmes dhe aq më keq, sipas gjasave, edhe të së nesërmes.

Të jesh nga qyteti dhe të vizitosh fshatrat, të bren ndërgjegjja kur pranon pagesën e kafes apo të rakisë prej tyre.

Në të sotmen e fshatrave tona po skicohet dramatikisht mosekzistenca e nesërme ose, më së shpeshti, plakja si e vetmja alternativë për mbajtjen në frymë të zvogëluar të tyre.

Kush është fshati i pazakontë në Shqipëri që i

Devolli që pashë dje është trishtimi im – të cilin nuk di se sa më të shtuar do ta kem në rikthimin e afërt!

Shtëpia-Muze e Dritëroit në Menkulas do të jetë dhe do të mbetet një shtëpi e rrallë kulturore, sepse meritor është shkrimtari i shquar i këtij visi.

Por të sotmit e këtij visi, me cilësi të pashoqe dashurie, po e bëjnë realitet këtë të mirë publike.

Ndërsa pasardhësit – që do të uronim të ishin të rikthyer e të shtuar më shumë se kurrë – të mund ta plotësonin muzeun dhe, natyrisht, të mundësonin rikthimin e shkollave dhe kopshte-çerdheve në Devoll e në çdo fshat! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos