Porositë e Namik Dokles për deputetët e rinj: Mos u dashuroni shumë me veten

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 17:22 | Blog

Porositë e Namik Dokles për deputetët e rinj: Mos u dashuroni

Nga Namik Dokle

Besoj që grupet parlamentare bëjnë punën e tyre për trajnimin e deputetëve të rinj, të zgjedhur për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë. Por në këtë proces të rëndësishëm do të veçoja punën e Fondacionit Westminster për Demokraci,i cili, tashmë ka krijuar një përvojë shumëvjeçare bashkëpunimi me Kuvendin, me veprimtari të ndryshme, këtu dhe në Angli.

Pranova me kënaqësi ftesën e Fondacionit që të merrja pjesë në një trajnim të tillë, të zhvilluar në Durrës, të fokusuar në rolin e deputetëve për politikëbërjen nëpërmjet procesit legjislativ, kontrollin post-legjislativ dhe luftën kundër korrupsionit. Bisedë intresante, me pyetje, diskutime, bashkëbisedime të lira etj.

Më kërkuan edhe ndonjë këshillë për deputetët e rinj. E para, u thashë, përpiquni të jeni vetvetja, të mos u tërheqin të tjerët për hunde. E dyta, mos u dashuroni me vetveten në parlament, por me dinjitetin dhe përgjegjësinë e të qënit përfaqësues i zgjedhësve. E treta, dëgjoni hallet edhe të atyre që kanë votuar kundër jush. Dhe e fundit, lexoni sa më shumë; jashtë parlamentit ka shumë mençuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos