Nga Mentor Kikia
Orët e para të mëngjesit të datës 23.8.1990. Një muaj e gjysmë pasi ishin hapur ambasadat dhe mbi 5000 shqiptarë u larguan si refugjatë. Disa të rinj nga Korça dhe Erseka iu drejtuan kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës. Njësiti i postës i qëlloi me armë zjarri. Si pasojë, u vranë:
-Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç
-Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç
-Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç
-Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç
U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet heqje lirie. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça.
Ceremonia e varrimit të Petritit dhe Arturit në Korçë, u kthye në një demonstratë të fuqishme anti-komuniste. U ndaluan 12 persona. U zhvilluan procese gjyqësore.
Në Maj 1990 Ramiz Alia, arratisjen e kishte hequr si krim të tradhtisë ndaj atdheut. Dënohej me gjobë deri në 12 muaj burg.
Kjo stimuloi arratisjet nga kufiri. Klika e Ramiz Alisë e rikthen “dënimin me vdekje pa gjyq”, në mënyrë tinzare. Dhe në kufi filluan masakrat.
5 muaj më vone Ramiz Alia do të ulej në tryezë me studentët e do të shpallte demokracinë.
Enver Hoxha ishte një kriminel përbindësh. Ai të dënonte me vdekje vete, në sy.
Por Ramiz Alia ishte një skile, ai të vriste pas shpine.
Ai i nguli pas shpine thikën Shqipërisë edhe për gjysme shekullin e ardhshëm.
Ramiz Alia krijoi PD-ne dhe shndërroi partinë e tij kriminale PPSH në PS. Politikanë të të njëjtës mitër, morën në dorë pushtetin politik dhe ekonomik dhe e transformuan diktaturën komuniste në diktature të korrupsionit dhe krimit.
Edhe 35 vjet pas pseudo-revolucionit, ne jemi ende në kufi, duke u arratisur.
Por tani nuk na vrasin, na shtyjnë të ikim që të lirojmë tokat për investitorët strategjikë në det e në male.
P.S: Foto dhe informacioni mbi krimin marrë nga faqja e Kastriot Dervishit
(A2 Televizion)