
Jurgen Uldedaj, boksieri 21-vjeçar, i cili po shkëlqen në arenën ndërkombëtare vitet e fundit, mbërrin në Shqipëri për të dueluar për titullin kampion bote për të rinj.
Përballë tij do të jetë, një rival jo i lehtë si argjentinasi Nikolas Leandro Arganaraz, i cili sikurse Uldedaj nuk është mposhtur asnjëherë deri më tani.
Për lezhianin është krenari të duelosh në vendin tënd si dhe thekson se e ka studiuar mirë kundërshtarin.
Uldedaj prej tre vitesh stërvitet në gjermani me SES Boxing nga ku ka nisur karrierën si profesionist.
Titulli më i fundit i Uldedaj është ai i shkurtit të këtij viti, International German Master. Pas shumë duelesh në Europë më 15 dhjetorë në sallën ‘Feti Borova’ në kryeqytet, boksieri lezhian do të kërkojë titullin kampion përpara publikut të tij si dhe të çojë në 10 numrin e fitoreve në po kaq ndeshje si profesionist atje ku nuk njeh asnjë humbje. (A2 Televizion)