Si të jesh kampion i një sporti popullor si tenisi, të fitosh tre herë Wimbledonin dhe miliona euro në karrierë, dhe pastaj të humbasësh gjithçka, dhe të detyrohesh të shesësh kujtimet e jetës.

Kjo është parabola e trishtuar e Boris Becker, idhullit të miliona tifozëve në botë që do detyrohet të shesë gjithë trofetë e tij për të paguar sadopak borxhet, që radhiten në miliona euro.

Republika e Afrikës Qendrore është një nga vendet më të varfëra në botë
Gjermani 51 vjeçar kishte deklaruar falimentimin në 2017, edhe pse në karrierë ka fituar më shumë se 20 milionë euro. Gjykata administrative angleze ka kërkuar ndër vite që ai të shlyejë borxhet me kreditorët por ai ka refuzuar gjithmonë, duke shpikur madje arsye nga më të ndryshmet.

Më i fundit ishte pretendimi i një statusi diplomatik si përfaqësues kulturor i Republikës së Afrikës Qendrore. Mashtrimi i radhës, i zbuluar nga Ministri Jashtëm i vendit të varfër afrikan, i cili madje zbuloi se pasaporta diplomatike e ish tenistit ishte në fakt e vjedhur.

Beckerit nuk i mbetet tashmë asnjë justifikim, dhe rruga e vetme është shitja në ankand i trofeve, kupave dhe medaljeve të fituara, ato po, falë talentit. (A2 Televizion)