Bolivia pajton avionin gjigant zjarrfikës për të shuar zjarrin në Amazonë. Ndërsa flakët përparojnë me shpejtësi në pyllin tropikal që konsiderohet edhe si mushkëria e Tokës, autoritetet në Bolivi kanë vënë në punë një avionin Boeing SuperTanker 747, i cili mund të mbajë deri në 115 mijë litra ujë, për të shuar flakët në pjesën e pyllit që është brenda territorit bolivian. Çdo fluturim që avioni kryen do të kushtojë rreth 16 mijë dollarë. 650,000 hektarë pyll tropikal, në kufirin mes Bolivisë, Brazilit dhe Paraguait janë djegur tashmë. (A2 Televizion)
Bolivia lufton flakët në Amazonë me avionin zjarrfikës gjigant
