Bombardimet shkatërrojnë urën, civilët mbeten të bllokuar

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 22:17 | Bota

Bombardimet e rënda nga forcat ruse kanë shkatërruar një urë në Irpin, një qytet në periferi të Kievit, të cilin kanë synuar ta marrin nën kontroll, por janë ndeshur me rezistencën e forcave ukrainase.

Shkatërrimi i urës ka sjellë probleme të mëdha edhe për civilët, të cilët duan të largohen nga qyteti. Disa prej tyre kanë arritur t’ia dalin në një urë të improvizuar.

Ky qytet i vogël ndodhet pranë aeroportit Hostomel, të cilin rusët e sulmuan disa ditë më parë, duke shkatërruar edhe avionin më të madh në botë të mallrave Antonov, i cili qëndronte në aeroport. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos