Gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia thirrje për vetëpërmbajtje

Nga A2 CNN
25 Tetor 2026, 17:35 | Aktualitet

Gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia thirrje për

Situata përpara Kryeministrisë është tensionuar. Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë dhe Kryesisë së Kuvendit, duke thyer disa xhama në katin e parë të godinës.

Autoboti i ujit është vendosur në gatishmëri për një ndërhyrje të mundshme në rast se tensionet përshkallëzohen më tej, ndërkohë që edhe drejt tij janë hedhur gurë, shkruan A2.

Ende nuk ka kundërpërgjigje nga policia me ujë apo gaz lotsjellës, por vetëm thirrje me megafon për ndaljen e goditjeve me gurë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos