
Mario Mitaj ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Genoa në Serinë A.
Trajneri Daniele De Rosi i besoi një vend në formacion mbrojtësit të Kombëtares në sfidën kundër Venezia, të mbyllur me shifrat 1-0, shkruan A2.
Një fitore e rëndësishme për ekipin ku aktivizohet futbollisti shqiptar, në një sfidë direkte për t’iu larguar fundit të renditjes, e cila u vendos nga goli i Elertson në pjesën e parë.
Ky gol mjaftoi për tre pikët që larguan ekipin e drejtuar nga De Rossi nga fundi i klasifikimit. (A2 Televizion)