
Një virus vdekjeprurës po shpërndahet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 15 milionë të infektuar deri tani dhe 8200 viktima vetëm këtë sezon. Bëhet fjalë për virusin e gripit, një vrasës i heshtur, ndërkohë që e gjithë vëmendja botërore është përqendruar te koronavirusi kinez.
Sezoni 2019-2020 parashikohet të jetë një prej më të këqijve të dekadës së fundit, sipas Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjive. Deri tani të paktën 140 mijë persona janë shtruar në spitalet amerikane me ndërlikime nga gripi dhe numri parashikohet të rritet edhe më shumë.
Gripi është një rrezik i vazhdueshëm për jetët e amerikanëve. Sipas mekjes Margot Savoy, nga Universiteti “Temple”, kjo për shkak se njerëzit nuk i kushtojnë shumë rëndësi. “Të gjithë mendojnë në dimër se çdo shqetësim është thjesht një e ftohur e lehtë. Nënvlerësimi është arma më vdekjeprurëse e gripit”, thotë ajo për CNN.
Në sezonin 2017-2018, 45 milionë persona u infektuan dhe 61 mijë prej tyre humbën jetën. Ndërsa këtë sezon, nga 8200 viktima, 54 ishin fëmijë. (A2 Televizion)