‘’Ky është vetëm fillimi!’’ Alarme në qiell dhe tokë, kush po e frikëson Europën?

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2026, 18:32 | Bota

Alarme të reja për bomba kanë vënë në gatishmëri disa aeroporte europiane. Gjithçka nisi me një fluturim nga Roma drejt Lisbonës, i cili, pas uljes normale, iu nënshtrua kontrolleve të sigurisë, pas një sinjalizimi në polici.

Më pas, një avion në linjën Pragë-Romë u devijua drejt Venecias, ndërsa disa fluturime të tjera në Francë dhe Çeki u vunë nën vëzhgim. Kërcënime u raportuan edhe në aeroportin e Kopenhagës. Megjithatë, shumica e alarmeve rezultuan deri tani të rreme.

Por kërcënimet nuk janë kufizuar vetëm në aeroporte. Në Irlandë, disa redaksi mediatike u evakuuan pas marrjes së emaileve me paralajmërime për sulme me eksploziv.

Ndërkohë, një email dërguar disa mediave pretendon përgjegjësinë për këto alarme, me mesazhin kërcënues: “Ky është vetëm fillimi”.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehur shqetësimin për sulmet kibernetike të ditëve të fundit, duke theksuar se objektiv kanë qenë infrastruktura civile.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos