
Rezultuan negative analizat për koronavirus të çiftit të moshuar nga Hong Kongu që ndodhej ne krocerën me rreth 7 mijë pasagjerë në bord që u ndalua në Civitavecchia, një port afër Romës në Itali.
Në fakt ishte vetëm gruaja 54-vjeçare që kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë gjatë udhëtimit dhe ishin futur në izolim të dy nga ekuipazhi i anijes në spitalin e bordit.
Para Italisë, anija kishte ndaluar në Marseille, Barcelonë dhe Palma de Mallorca. Të gjithë pasagjerët nuk u lejuan të zbresin nga anija me urdhër të kryebashkiakut të Civitavechias i cili i druhej më të keqes në rast se 2 pasagjerët do të rezultonin me koronavirus. (A2 Televizion)