Legjenda e Barcelonës dhe Brazilit, Ronaldinho është urdhëruar që të qëndrojë në arrest shtëpie, por qëndrimi i tij do të jetë në një suitë presidenciale në një prej hoteleve luksoze me katër yje pas lirimit të tij nga burgu në Paraguaj.
Ai është nën hetim për falsifikim pasaporte, pas arrestimit të tij dhe të vëllait Roberto më datë 6 mars të këtij viti, pasi hynë në Paraguaj me pasaporta të falsifikuara, të cilat shkruanin se ata ishin nënshtetas të këtij vendi.
Ata u dënuan me 6 muaj burg, por pasi paguan garancinë prej 1.5 milionë euro, 40 vjeçari dhe vëllai i tij do të qëndrojnë në arrest shtëpie, të cilin “do ta vuajnë” tek hotel Palmaroga në qendër të kryeqytetit Asuncion.
Mesa duket për brazilianin bën punë vetëm luksi, një suitë presidenciale me një pamje marramendëse nga ballkoni, një televizor smart, një vaskë me hidromasazh dhe një kuzhine gjigante është vendi ku ylli i futbollit do të kalojë dënimin.
Ronaldinho do të ketë shërbim në dhomë, ndërsa mendohet se i vëllai do të qëndroj në suitën ekzekutive, e cila gjendet dy dyer më larg. (A2 Televizion)