Pasi paguan 2.4 milionë dollarë, Ronaldinho dhe vëllai i tij u liruan me kusht nga burgu në Paraguai, aty ku po qëndronin prej 32 ditësh.
Tashmë ata do të qëndrojnë në arrest shtëpie në Hotel Palma Roga në Asuncion.
Ronaldinho dhe vëllai i tij u arrestuan 32 ditë më parë pasi u kapën me pasaporta false. Ata ishin ftuar në Paraguai nga pronari i një kazinoje, ku do të merrnin pjesë edhe në promovimin e një libri.
Edhe në burgu, Ronaldinho e fitoi një "trofe", kur u aktivizua në kampionatin që u zhvillua me të burgosurit. (A2 Televizion)