“Brenda vitit, Satan-2 është gati për ata që na kërcënojnë”, Putin: Kemi sfida, por do t’i kapërcejmë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 16:20 | Aktualitet

Brenda vitit, raketa e gjeneratës së fundit Sarmat RS-28 do të jetë aktive, duke “ i dhënë garanci Rusisë kundër kërcënimeve të tanishme, si dhe duke bërë që kërcënuesit të mendohen dy herë”. Këto ishin fjalët e vetë presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi me të diplomuarit e akademisë ushtarake në Moskë. Raketa balistike interkontinentale Sarmat RS-28 cilësohet si më e fuqishmja në dispozicion, dhe ishte testuar fillimisht në prillin e këtij viti. Raketa njihet me emrin Satan-2 në vendet e Perëndimit, dhe sipas ndërtuesve ka kapacitetin për të shmangur çdo sistem antiraketor të njohur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos