Grabiti filialin e bankës, kapet 50-vjeçari, mori 55 mijë euro e iku me monopatinë

Nga Igli Çelmeta
9 Nëntor 2026, 11:38 | Kronikë

Ka zgjatur vetëm një javë arratia e personit që grabiti një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Pas verifikimit të gjurmëve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, përgjatë itinerarit që ai ndoqi për t'ju afruar filialit dhe më pas për t'u larguar, Blutë thonë se ka ndaluar 50 vjeçarin Robert Duka i lindur në Vlorë.

Ai dyshohet se është autori edhe disa vjedhjeve të tjera në të njëjtën zonë. Të hënën e 2 nëntorit, autori i maskuar me shall hyri në filialin e bankës me një send në dukje armë duke kërcënuar punonjësin e sigurisë dhe arketaren.

Brenda pak minutash arriti të merrte rreth 55 mijë euro për t'u larguar më pas me monopatinë. Pamjet tregojnë se ai u drejtua zonës së stadiumit Dinamo, ku më pas humbi gjurmët. Megjithatë, dëshmitë e marra dhe provat e tjera e orientuan policinë drejt identifikimit dhe kapjes së tij. Dosja ndaj Dukës do t'i kalojë Prokurorisë së Tiranës, ndërsa gjykata do të vendosë përmasën e sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos