
Britania e Madhe edhe këtë të shtunë ka deklaruar një shifër të lartë viktimash nga pandemia e koronavirusit. Sipas të dhënave bëhet fjalë për 813 persona që kanë ndërruar jetë në 24 orë.
Me humbjet e ditës së fundit, vendi kalon pragun e 20 mijë viktimave të vdekura me COVID-19. Ndërkohë, numri i të prekurve shkon në 148 mijë, pas 4913 të ditës së sotme.
Në Angli, viktimat e fundit kanë qenë 711, ndërkohë që në Skoci janë rritur me 47. Dita e 8 prillit mbetet ajo me më shumë viktima në Britani, me 855 të tilla, por kjo është shifra më e lartë në 5 ditët e fundit.
Përtej numrave tragjike, mbetet dëshira e qeverisë britanike që të rihapë pjesërisht aktivitetet tregtare, dhe të lehtësojë qarkullimin e personave. Parqet londineze dhe të qyteteve të tjera, gjithsesi, janë mbushur me persona që dëshirojnë të marrin rrezet e diellit ose të vrapojë. (A2 Televizion)