Koronavirusi, me higjienizues dhe ndarje xhami, qendrat estetike përgatisin rihapjen

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 10:20 | Bota
Koronavirusi, me higjienizues dhe ndarje xhami, qendrat estetike përgatisin

Tanimë, qendrat estetike janë gati për t’u hapur pas disa javësh që qëndruan të kyçura si pasojë e masave shtrënguese për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Mediat kanë vizituar një salon bukurie në Romë, i cili është pajisur sipas mënyrës më të mirë të mundshme, me synim ofrimin e sigurisë për klientët e tij me situatën e re të krijuar pas masave të izolimit.

Pronarja e qendrës Sara shprehet:"Qendra jonë tashmë vjen e transformuar me pecikllaz dhe higjienizues".

Estetistja e salonit të bukurisë rrëfen se si kanë menduar të ofrojnë siguri maksimale dhe kontakt minimal në ambientet e tyre. "Kemi menduar për një sistem higjienizues të duarve dhe për një letër celofon për të futur këpucët me qëllim evitimin e çfarëdo lloj infektimi, shpjegon estetistja e cila tregon muret e pecikllasit të cilat janë montuar tek arka dhe në vendet e punës për të shmangur kontaktin e drejtëpërdrejtë më klientët e tyre.

Pronarja e qendrës shtoi:"Nëpër korridoret pa dritare kemi shtuar të njëjtat sisteme higjienizuese që përdoren nëpër spitale". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos