
26 vjet nga hera e fundit, Gianluigi Buffon rikthehet te Parma, pikërisht atje ku nisi karrierën si futbollist.
Legjenda e Juventus dhe kombëtares italiane u prezantua këtë të martë në stadiumin “Enzo Tardini”, me Parmën që do të kërkojë të ngjitet sërish në Serinë A italiane.
“U mendova për 20 ditë dhe në fund vendosa të dëgjoj zemrën. Telefonova bashkëshorten dhe i thashë se do të shkojmë në Parma. Nëse nuk ndihem mirë emocionalisht, sfidat nuk kanë vlerë për mua. Parma është zgjedhja perfekte përfundin e karrierës time”, u shpreh një portierëve më të mirë të të gjitha kohërave, 43 vjeçari Xhixhi Buffon. (A2 Televizion)