E rëndë në Vaun e Dejës, burri qëllon me sqepar gruan

Nga Senad Nikshiqi
16 Tetor 2026, 13:55 | Kronikë

E rëndë në Vaun e Dejës, burri qëllon me sqepar gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau Dejës. Burri ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rëndë në trup ndërsa ndodhet në rrezik për jetën.

Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Shtetasja e dëmtuar është Zina Krajni rreth 55-vjeçe.

E dëmtuara është transportuar me një autoambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia vendore e Shkodrës menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj.

Janë ende të paqarta motivet e krimit në familje ndërsa në vendngjarje forcat e policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos