
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërkohë që po shoqërohet me përplasje të dhunshme dita e katërt e protestës së studentëve.
“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama shoqëruar me një tabelë të sinjalistikës rrugore ku shkruhet anglisht: “Nuk do rresht kurrë së të dashuri Shqipëri”.

Më herët sot përmes një video-mesazhi, Rama u shpreh se aktet e dhunës dhe ajo që e cilësoi si “pengmarrje të qytetit” nuk kanë lidhje me studentët dhe problematikat e tyre.
Kreu i qeverisë i bëri thirrje qytetarëve për durim, duke theksuar se kjo situatë do të kapërcehet dhe se Shqipëria do të dalë prej saj më e fortë dhe më e vetëdijshme për sfidat e përbashkëta. (A2 Televizion)