
Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur të lirojë 17 nga 18 të arrestuarit në protestën e dhunshme të studentëve.
Në vendimin e saj, gjykata i konsideron si të ligjshëm arrestimet në flagrancë pas dyshimeve për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
(A2 Televizion)