
Një bum ankesash për ngacmime seksuale, është regjistruar në akademitë kryesore ushtarake amerikane.
Kjo ka ndodhur në Akademinë Detare të SHBA-së në Annapolis, Akademinë Ushtarake të SHBA-së në West Point dhe Forcat Ajrore të SHBA-së në Kolorado Spring, në vitin akademik 2020-2021. Janë regjistruar gjithsej 131 denoncime, 88% më shumë se një vit më parë.
Sulmet seksuale të raportuara në akademitë ushtarake të SHBA-së, u rritën ndjeshëm gjatë vitit shkollor 2020-2021, pasi studentët u kthyen në orët e mësimit personal, gjatë pandemisë së koronavirusit.
Fakti del nga të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi një komision i pavarur, vitin e kaluar, rekomandoi shumë ndryshime për të përmirësuar aftësinë e viktimave për të vënë para drejtësisë autorët.
Rritja vazhdon atë që zyrtarët besojnë se është një prirje rritëse në akademi, pavarësisht fluksit të programeve të reja për parandalimin dhe trajtimin e sulmeve seksuale. (A2 Televizion)