Bundesliga, Haaland i jep lamtumirën Dortmund, shënon gol në duelin e fundit

Nga A2 CNN
15 Maj 2022, 14:08 | Futboll
Bundesliga, Haaland i jep lamtumirën Dortmund, shënon gol në

Erling Haaland e ka mbyllur në mënyrën më të mirë aventurën e tij tek skuadra e Dortmund. Në duelin e fundit në Bundesligë, futbollisti norvegjez ka siguruar ne fitoren 2-1 të skuadrës së tij përballë Hertha Berlinit në Signal Iduna Park.

Në fillim të ndeshjes bomberi norvegjez, përshëndeti tifozët pas dy sezonesh e gjysmë. Për shkak të lidhjes së fort që Haaland kishte krijuar me tifozët këta të fundit e kanë surprizuar dhe e kanë duartrokitur gjatë lojtarin në shenje falënderimi dhe mirënjohje për gjithë atë që ai ka dhënë për fanellën verdhezi.

Dhe këtë Haaland ja shpërbleu në mënyrën më të mirë pasi në minutën e 68 shënoi dhe golin e barazimit për të rihapur ndeshjen.

https://a2news.com/2022/05/10/transferimi-75-mln-euro-manchester-city-ka-gati-zyrtarizimin-e-haaland/

Nga 1 korriku ai do të jetë  lojtar më i ri i Manchester City, pasi u ble nga skuadra e Pep Guardiolës për shumën e 79 milionë euro. Norvegjezi do të jetë futbollisti  më i paguar te “Të Kaltrit” e Mançesterit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos