
Pas fitimit të titullit kampion, Tirana nuk fali as përballë Vllaznisë, pasi e mundi atë me rezultatin 3-1. Në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, bardheblutë zhbllokuan rezultatin që në minutën e 8 me Taulant Seferin. Megjithatë fati ishte me kuqeblutë që vendosen ekuilibrat falë një autogoli të Zhivanaj. Po në pjesën e parë, Totre bëri gjithçka mirë dhe kaloi sërish në avantazh skuadrën duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1.
Për golin e qetësisë mendoi Redon Xhixha që në fillimin e pjesës së dytë la firmën e tij dhe mbylli thuajse çdo llogari. Një disfatë që komplikon dhe më shumë objektivin Europë për Vllazninë që kur kanë mbetur dhe 2 javë nga fundi ndodhen ne vendin e pestë me 49 pikë.
Partizanit i ka mjaftuar vetëm një gol në Rrogozhinë ndaj Egnatias për të rimarrë vendin e tretë në kampionat. Protagonist ishte Rrapaj që në shtesën e pjesës së parë arriti ta dërgojë topin në rrjetë.
Në ndeshjen tjetër Dinamo është zyrtarisht në Kategorinë e Parë pasi u mposhtën 2-1 nga Kukësi . Edhe pse shënuan të parët me Demirin, verilindorët nuk ishin dorëzuar dhe përmbysen shifrat me Lulaj dhe Ndreca. Me këtë fitore Kukësi ngjitet i katërti, por ende jo në Evropë. Në dy sfidat e tjera Laçi fitoi me Skënderbeun në Korçë ndërsa Teutës i mjaftoi një gol i Rubin Hebaj për të mundur Kastriotin në Kamëz. (A2 Televizion)