Bundesliga “sfidon” koronavirusin, ekipet nisin stërvitjen

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 21:27 | Futboll

Disa skuadra futbolli të Bundesligës gjermane kanë nisur stërvitjen me masa të kufizuara edhe pse në Gjermani ka më shumë se 100 mijë persona të prekur nga virusi i ri.

Mes ekipeve që kanë nisur stërvitjen janë Shalke 04, Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt dhe ditën e hënë pritet të dalin në fushë dhe kampionët e Bayern Munchen.

Stërvitjet po zhvillohen në grupe të vogla dhe lojtarët nuk lejohen të takohen dhe mbajnë distancë nga njëri tjetri.

Bundesliga, ashtu si gjithë kampionatet e tjera është pezulluar deri më 30 prill. Sa i përket Serie A, Premier Liga, La Liga dhe Ligue 1, asnjë skuadër nuk ka filluar stërvitjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos