Ministri britanik kërkon nga futbollistët të ulin rrogat, klubet e Premier League propozojnë 30%

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 17:13 | Futboll
Ministri britanik kërkon nga futbollistët të ulin rrogat, klubet

Futbollistët e Premier League duhet të shkurtojnë pagat dhe të ndihmojnë autoritetet britanike në tejkalimin e pandemisë koronavirus. Thirrja vjen nga Ministri i Shëndetësisë, që kërkon vlerësim më tepër për mjekët dhe infermierët që gjenden në linjën e parë të betejës ndaj këtij armiku të padukshëm.

“Mendoj se të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre në këtë përpjekje kombëtare dhe kjo përfshin edhe futbollistët e Premier Ligës. Duke parë sakrificat që shumë persona po bëjnë përfshirë disa nga kolegët e mi në Sistemin e Shëndetësisë, të cilët duke shkuar në punë janë infektuar dhe fatkeqësisht kanë vdekur. Mendoj se gjëja e parë që futbollistët e Premier Ligës mund të bëjnë është të japin një kontribut, të shkurtojnë pagat dhe të bëjnë pjesën e tyre”, tha ministri Matt Hancock.

Thirrjes së tij iu përgjigjën klubet që bëjnë pjesë në ligën elitare të futbollit anglez. Në një njoftim për mediat, Premier League tha se do t’u kërkojë lojtarëve të pranonin një shkurtim të pagës me 30%, për të mbrojtur vendet e punës të personave të tjerë. Ndërsa vetë Permier League ka rënë dakord të japë mbi 140 milionë euro për ligat e ulëta, si dhe 20 milionë euro për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos